Fatos Nano është shndërruar në një relike historike që e përdor edhe pushtetari i fundit që ka nevojë. Këtë ka bërë edhe Erion Veliaj i cili ka treguar se ka pasur sot një telefonatë poshtë zyrës të të cilit protestont dikur i veshur si Xhoana. Sipas kryebashkiakut ata kanë folur për shembjen e gjimnazit, Sami Frashëri ku Nano ka pas kryer shkollën.
Veliaj ka thënë për TCH se ka komunikuar me shoku Fatos që është i njohur për batuta e humor. ‘Mjaft-i m’i prishi të gjitha planet që kisha në jetë, tani më prishi dhe shkollën’. I premtova se do e ftoj në inagurimin e shkollës së re” ka treguar Veliaj duke lënë të kuptohet se ky aksion ka edhe bekimin e diderit historik të së majtës.
Në fakt Veliaj mund të këtë të drejtë, sepse pas vitit 2007, Nanon e kanë përdorur të gjithë ata që kanë qenë në pushtet, nga Berisha tek Rama, gjithmonë duke mos harruar ti bëjnë respektin në këmbim. Në këto gjurmë po ecën edhe lali i cili kohët e fundit firmosi një lagje të re ndërtimesh mbrapa TEG-ut, si për të harruar kohën kur protestonte në bulevard i veshur me fustanin e “zonjës së parë”.