Alba Maruri 74 vjeç nga Guayaquil në Ekuador është shpallur e vdekur nga autoritetet si pasojë e koronavirusit. Por është zbuluar se e moshuara vazhdon të jetë gjallë dhe gjatë kësaj kohë ka qenë në komë.
Një muaj më parë familjarët janë njoftuar për vdekjen e saj dhe kanë marrë hirin që mendohej se i përkiste asaj, por në të vërtetë ka qenë hiri i së motrës, ku të dyja ishin të infektuara me koronavirus njëkohësisht.
Të enjten zonja Maruri është zgjuar pas tre javësh në koma dhe ka kërkuar nga doktorët të telefononin të motrën.
Më pas është kuptuar e gjitha ngatërresa e bërë dhe spitali ka kërkuar falje. Familjarët kur kishin shkuar në morg për të parë trupin, kanë ruajtur distancën prej një metër e gjysmë. Ata kanë arritur të dallojnë flokët dhe ngjyrën e lëkurës, por këto detaje kanë qenë të njëjta me të motrës së saj, prandaj u konfirmua nga autoritete se viktima ishte Alba Maruri.ora