Greqia shënoi ditën e sotme 4 viktima të reja nga COVID-19 ku gjithsej janë 134 të vdekur.
Nga testet e kryera gjatë këtyrë orëve rezultuan pozitiv edhe 11 persona ku në total janë 2,517 të infektuar.
Nga këto, 46 të infektuar janë të intubuar, ku mosha mesatare e tyre është 67 vjeç.
Këtë të dielë kanë dalë nga spitali edhe 64 pacientë të tjerë.
Në të gjithë vendin që prej fillimit të pandemisë janë kryer 64,608 tampone.