Rritet sërish numri i personave të infektuar nga koronavirusi në vend. Nga përditësimi i të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, mësohet se përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të reja, duke e çuar në 726 numrin total të personave të prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Deri më tani në vendin tonë kanë ndërruar jetë 28 persona, nderkohe që sot ndërroi jetë një 61-vjeçar nga Tirana.