BallinaAktualitetAtentati në Durrës, u qëllua nga dy armë. Çfarë u gjet në...

Atentati në Durrës, u qëllua nga dy armë. Çfarë u gjet në vendin e krimit, biznesmeni dyshohet se jashtë Shqipërisë

spot_img
spot_img

Besmir dhe Viktor Haxhia, i pari biznesmen dhe i dyti avokat në qytetin e Durrësit janë viktimat e një ekzekutimi mafioz që ndodhi sot rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, nga të paktën dy autorë.

Grupi hetimor ka gjetur 55 gëzhoja në vendin e ngjarjes dhe dyshohet të jetë qëlluar nga dy armë, konfirmon korespondenti i Panorama.

 

Viktimat mësohet se kanë marrë disa plumba secili dhe kanë gjetur vdekjen në vend.

Mësohet se vëllai i Viktorit, Besmiri njihet edhe me nofkën Miri i Kolës dhe ka qenë me precedent penalë jashtë vendit.

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbërritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, tha Policia

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular