Një i moshuar ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Mustafa Krantja”, në Kombinat, ku ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi S.T., 81 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.