Duke nisur nga kjo e hënë e 27 prillit, një numër i madh biznesesh i janë shtuar listës së atyre që ngritën qepenat, por në kushte të reja me masa strikte për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në e albania janë publikuar disa sqarime për pyetjet më të shpeshta që bëhen për lejen që duhet marrë e cila është një javore, për mjetet që do lejohen të lëvizin
“Leje qarkullimi per nevoja te subjektit” shërben për lëvizjet e automjeteve për arsye pune, sipas specifikave të biznesit.
Për:
1-Transport për stafin me autobusë ose furgona
2-Për të marrë shërbime të ndryshme private apo publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30;
3-Për ato biznese, të cilat ofrojnë shërbim gjatë gjithë 24 orëve
2-Si biznes nuk kemi një orar fiks pune, duhet të lëvizim shpesh në orare të ndryshme. Vlen kjo leje?
Po, kjo leje është e vlefshme, por ju duhet të lexoni me kujdes 3 opsionet e aplikimit në e-Albania në mënyrë që të aplikoni për lejen/lejet që i shërbejnë vërtetë biznesit tuaj, sipas profilit që ka, pasi për biznese të ndryshme edhe aplikimi është i ndryshëm.
3-Më duhen të gjitha llojet e lejeve për punë në terren. A mund aplikoj për të gjitha?
Po, ju mund të aplikoni për të marrë leje në të 3 opsionet, sipas profilit të punonjësve tuaj, duke raportuar të dhënat e kërkuara gjatë aplikimit online dhe arsyet e lëvizjeve.
4-Po për të lëvizur për punë nga një qytet në tjetrin?
Po, “Leje qarkullimi per nevojat e subjektit” parashikon leje edhe për lëvizjet ndërqytetase, nëse biznesi i hapur ofron shërbim në qytete të tjera të vendit.
5-Jam punonjës i administratës. A mund të aplikoj vetë për leje?
Po, kjo leje është e vlefshme edhe për punonjësit e administratës publike, por për ju duhet të aplikojë titullari duke aksesuar shërbimin nëpërmjet Nipt-it te institucionit.
6-Për sa automjete më lejohet të marr autorizim?
Ju mund të merrni autorizim për aq mjete, sa i nevojiten biznesit tuaj për të ofruar shërbim në kushte normale, mjafton të deklaroni listën e automjeteve, të punonjësve dhe të plotësoni arsyet e lëvizjes, gjatë aplikimit.
7-Duhet të aplikoj çdo ditë për lejen?
Jo! Leja është e vlefshme për 7 ditë nga momenti i aplikimit
8-Çfarë ndodh nëse zgjedh një opsion, që nuk lidhet me punën e biznesit tim?
Abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur opsionin që nuk ju perket do të sjellë bllokimin e biznesit tuaj në sistem.
9-Ky aplikim bëhet vetëm në e-albania apo edhe me sms?
Aplikimi për “Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve” bëhet vetëm online në platformën e-Albania.
10-A vlen në fundjavë kjo leje?
Po, kjo leje vlen edhe në fundjavë për llojet e biznesit, që ofrojnë shërbim ditën e shtunë dhe të diel.
11-Po unë që punoj në biznes privat, a mund të aplikoj si individ në emër të biznesit, për të marrë leje?
Jo, aplikimin për lëvizjen tuaj ne kete sherbim mund ta bëjë vetëm administratori i biznesit përmes llogarisë së tij në e-Albania si BIZNES. Individët janë të përjashtuar nga ky shërbim.
12-A marr dot leje pa limit siç e kisha lejen e policisë?
Po, por që të merrni një autorizim të tillë biznesi juaj duhet të jetë në listën e atyre, që ofrojnë shërbim 24 orë, nê të kundërt nuk e përfiton.