Rapsodi i njohur Kol Murrani ka mbetur viktimë e një ngjarje ende të pazbardhur dhe misterioze këtë të hënë. Trupi i tij dhe i shtetasit Preng Simoni u gjetën të pajetë, në një kodër në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër.
Sipas bluve, “dyshohet se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit’.
Miqtë e rapsodit kanë shprehur habinë dhe dhimbjen e madhe për lajmin dhe kanë postuar në profilin e Murranit në Facebook mesazhe prekëse.
“Sot mora ket lajm qe ma dogji zemren e shpirtin , qe shoku ime nuk jeton ma KOL MURRANI shoku ime sa te jam gjalle do te jesh ne zemren time.
Ngushllime familjes e farefisit dhe krejt aristeve shqiptare , ne munges mudesie per te ja dhen lamtumiren e fundit me lot e me dhimbje poi shkruj keta rreshta”, shkruan një nga miqtë e tij.
“Dhimbje e madhe, helm e lot…….Nuk e besoj dot largimin tuaj miku im Kol…!Vdekja e mikut tim Kol Murrani na pikëlloj me ndarjen e tij nga jeta parakohshme!Ngushëllime familjes dhe qoftë i xhenetit!I paharruar do të mbetesh gjithmon miku im artist i folklorit rapsod i talentuar dhe i paharruar Kol Murrani!“, shkruan një tjetër. Panorama