BallinaAktualitetVrasja e vëllezërve, Artan Hoxha: Janë ndjekur dhe janë qëlluar me kallashnikovë...

Vrasja e vëllezërve, Artan Hoxha: Janë ndjekur dhe janë qëlluar me kallashnikovë në dy drejtime

spot_img
spot_img

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me ngjarjet kriminale të ndodhur sot në Lezhë dhe Durrës, ku mbetën të vrarë katër persona

Hoxha është shprehur se viktimat në Durrës janë ndjekur nga autorët dhe më pas janë qëlluar me kallashnikovë nga dy drejtime. Gazetari thotë se autorët mund të jenë larguar në drejtim të Fushë-Krujës.

Çfarë ka ndodhur në Durrës?

Në fakt u duk sikur Shqipëria u vu në qetësi për shkak të masave, bllokimit të kufijve dhe të territorit. Nga hulumtimet në terren ka rezultuar që një pjesë e personave me precedentë penal kanë ngelur të bllokuar brenda territorit. Në situatë normale ata lëviznin edhe jashtë për t’u mbrojtur dhe për t’u shpëtuar konflikteve. Izolimi ka rritur më tepër interesin e kundërshtarëve të tyre që ti godasin.

Sot kam bërë një shkrim dhe kam krahasuar që COVID-19 me virusin tjetër që ka bërë më shumë dëme në Shqipëri që quhet AK47, për ironi dhe ky ka ardhur nga Kina. Dihet që kallashnikovi që prodhohej në Shqipëri ishte difektozë. Para disa ditësh theksova se nuk duhet të ulet vigjilenca në një situatë të tillë, pasi thjesht është stopuar aktiviteti por jo të jetë zhdukur.

Kush ishin dy vëllezërit dhe a rezultojnë me precedentë penal?

Është e kaluar e dy vëllezërve të cilët janë me origjinë nga fshati Gjegjani i Pukës dhe kanë ardhur në një zonë ku ka shumë të ardhur. Ata janë tre vëllezër, njëri prej tyre është dhe prind ka lënë një fëmijë jetim. Kjo është tragjike jo vetëm për familjen por dhe mënyrës se si është organizuar.

Sot kanë dalë dhe kanë hapur një pikë të këmbimit valutor kanë një pikë për dhënien e makinave me qira dhe nga hetimet e deritanishëm, policia po përpiqet së pari të marrë informacion përmes kamerave të sigurisë, kontrollet në terren, dyshohet se autorët kanë lëvizur në drejtim të Fushë-Krujës.

Viktima fillimisht janë ndjekur për 1 km dhe në momentin që kanë hyrë në tregun e makinave të përdorura janë goditur nga dy drejtime. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 55 gëzhoja kallashnikovi dhe drejtimet nga është qëlluar makina dhe sasia e madhe e gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes, dëshmojnë se është qëlluar nga dy drejtime.

A ka pista policia?

Policia ka disa pista, po kërkojnë shumë nga kamerat e sigurisë në mënyrë që të gjejnë makinën e atentatorëve. Mënyra se si është bërë ky atentat është i ngjashme me atentatet që janë bërë vitet e fundit në Durrës dhe nuk janë gjetur autorët. Ku përfshihet atentat i Edison Harizajt, atentati në Shkozet.

Ngjarja e stome është shumë e ngjashme me atentatet e tjera. Po ashtu, është futur në rreth një pjesë atentai ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe Landit të Muarremit. Policia është marrë me detyra të tjera, kryesisht me kontrollin e lëvizjes së qytetarëve nuk duhet të anashkaloi situata të tilla./Opinion

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular