Vrasja në Lezhë mund të ketë ndodhur për motive pronësi në Lalm të Vjetër të Lezhës ose për konflikte të bijve të rapsodit Kol Murrani i cili ishte një prej viktimave.
Këtë gjë e bën me dije gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ku thekson se u qëlluan me 30 plumba.
Po ashtu Lala thotë se autorët i kanë pritur rapsodin dhe mikun e tij, i kanë vrarë dhe kanë mbledhur gëzhojat pasi atentati u bë në një zonë të shpopulluar.
Më tej gazetarja shton se ishte i biri i rapsodit që gjeti të atin të vdekur si dhe personin tjetër. Madje një prej tyre u gjet mbi një thes me jonxhë.