BallinaAktualitetCovid19/Klienti nuk duhet të provojë rrobat në trup: Dyqanet e veshjeve rihapen...

Covid19/Klienti nuk duhet të provojë rrobat në trup: Dyqanet e veshjeve rihapen me rregulla të rrepta

spot_img
spot_img

Bashkë me hapjen e dyqaneve dhe respektimin e orarit brenda fashës së lejuar orare, qeveria ka bërë publike edhe një protokoll sigurie të detyrueshëm për çdo subjekt tregtie që merret me shitjen e veshjeve.

Primare në këtë protokoll janë higjiena dhe ruajta e distanës të të gjithë palëve që bëjnë të mundur ecurinë e këtij biznesi, nga shitësi, blerësi dhe furnizuesi.

Sipas protokollit shitësi duhet të jetë i pajisur me maskë dhe doreza dhe të qëndrojë në 2 metra dsitancë nga klienti, ndërkohë duhet të dezinfektojë duart me alkool pas çdo transaksioni që kryen qoftë në para në dorë, apo edhe me kartë krediti.

Në një dyqan më pak se tre metra katrorë nuk lejohet më shumë se një klient në ambientet e brendshme të tij, ndërkohë që të tjerët duhet të presin në radhë jashtë.

I detyrueshëm është edhe dezinfektimi i vendit të punës si dhe grumbullimi në tavoliën e ngrënies gjatë orarit të pushimit.

Ndërkohë klienti nuk duhet të provojë rrobat në trup, por duke pasur veshjen e tij poshtë produktit të dyqanit, ndërsa duhet menjëherë t’i lajë pas blerjes.

Dyqanet rekomandohen që të reklamojnë sa më shumë shërbimin në banesë dhe porositë përmes telefonit për të shmangur kontaktin e gjatë fizik me klientët, ndërsa duhet të sigurojë ajrimin e ambienteve minimalisht tre herë në ditë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular