Drejtoria e Doganave bëri një dedikim prekës për punonjësin e saj 60 vjeçar Ramzan Kulla që ndërroi jetë dy ditë më parë prej koronavirusit në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Doganat shkruajnë se ai u nda nga jeta pavarësisht përpjekjes së mjekëve.
Sipas Abc News, punonjësi i doganës është vëllai i ish-të fortit të Tiranës në trazirat e vitit 1997, Nehat Kulla.
Ramazan Kulla është viktima e 28 nga koronavirusi, të paktën kështu raportoi Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e saj ku raportoi se në orët e para të mëngjesit, në spitalin COVID 2 ose i njohur ndryshe si “Shefqet Ndroqi”, ndërroi jetë një 60-vjeçar me iniciale R.K.
Nuk dihet ende se si është infektuar Kulla, por nga ajo që ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, gjendja e tij është rënduar edhe pas shqetësimeve të tjera që Kulla kishte me shëndetin.
Postimi i plotë i Doganave:
Ndërron jetë punonjësi i Doganës, i infektuar me COVID 19
Me dhimbje të madhe morëm njoftimin për humbjen e parakohëshme të kolegut tonë R.K, i cili prej ditësh ishte i shtruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID 19.
Kolegu u nda nga jeta pasi prej dy javësh ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, kolegu nuk ka mundur të mbijetojë.
I gjithë stafi i Administratës Doganore Shqiptare i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të të ndjerit.
Bashkohemi me dhimbjen tuaj!
Të prehesh në paqe koleg!
Pavarësisht situatës së vështirë në të cilën po punojnë çdo ditë punonjësit e ADSH-së, ata janë në krye të detyrës 24 orë, në 7 ditë të javës, për të përmbushur me përkushtim dhe devotshmëri misionin e tyre, si në pikat e kalimit kufitar, ashtu edhe në shërbim të çdo qytetari apo biznesi në doganat e brendshme.
Ramazan Kulla: