Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së re të Bunës, ndërsa nuk dihen enden shkaqet e plagosjes.
Nga të dhënat e para, raportohet se ka mbetur i plagosur 30-vjeçari Gëzim Bici, i cili ndodhet në reanimacion, pasi ka marrë plumba në qafë dhe dorë.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e autorëve të kësaj plagosjeje.