BallinaAktualitetHumbi jetën mbrëmë në spital, i prekur nga koronavirusi. Ja pse gruaja...

Humbi jetën mbrëmë në spital, i prekur nga koronavirusi. Ja pse gruaja e djali si dhanë dot lamtumirën e fundit

spot_img
spot_img

Intelektuali dhe arkitekti Hajdar Kovaçi është viktima e 29 nga koronavirusi në Shqipëri, raporton korespondenti i Panorama.

Ai humbi jetën mbrëmjen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku ishte i shtruar prej disa javësh, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Siç njoftoi ministria e Shëndetësisë, “Pacienti 73-vjeçar me inicialet H.K., nga Durrësi ishte prej thuajse 1 muaji në gjendje të rëndë, me Insuficience respiratore akute. 73-vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial.

Megjithë pëpjekjet e jashtëzakonshme të stafit mjekësor në terapinë intensive, 73-vjeçari nuk arriti të mbijetojë”.

Varrimi i tij u krye sot në mesditë në Durrës, por në të munguan gruaja e tij e cila është e shtruar në spital gjithashtu e infektuar me Covid-19 dhe djali i tij, i vetëkarantinuar.

Kovaçi ishte një personalitet i njohur në Durrës Për vite me radhë ka qenë në detyra të ndryshme si zv/president i dhomës së tregtisë, industrisë së qytetit dhe për dy mandate, anëtar i Këshillit Bashkiak nga radhët e PD, pjesëtar i Këshillit Rregullues të Territorit, anëtar i Klubit Rotarian të Shqipërisë në Tiranë etj. Në vitin 2000 u zgjodh president i Klubit Rotarian në Durrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular