BallinaAktualitetHyri në banesë natën për të përdhunuar të njohurën e tij, gruan...

Hyri në banesë natën për të përdhunuar të njohurën e tij, gruan e shpëton djali i mitur

spot_img
spot_img

Një burrë me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët nën akuzën e dhunës seksuale, lëndime personale dhe kërcënim të rënduar.

Historia e trishtë filloi mbrëmë rreth orës 2:30 me thirrjen e një gruaje të dëshpëruar në policia, e cila raportoi se ishte sulmuar dhe përdhunuar nga një burrë, i cili më pas ishte larguar.

Forcat e rendit shkuan menjëherë në shtëpinë e vajzës duke kërkuar edhe ndihmën e urgjencës mjekësore.

Gruaja e re me origjinë të huaj i tha karabienirëve se një burrë që ajo e njihte, kishte hyrë në shtëpinë e saj me arsyetimin për t’i thënë lamtumirën duke i ofruar një kafe së bashku me bashkatdhetarin e saj.

Gjatë bisedës ai kishte filluar t’i afrohej gruas dhe pavarësisht refuzimit, 28 vjeçari me origjinë shqiptare dukshëm i dehur nga alkooli, nuk ndaloi.

Më pas, siç shkruajnë mediat italiane, burri filloi ta prekte në pjesët intime. Përveç kësaj, në dhomën e gjumit ai u përpoq ta sulmonte për të vazhduar aktin seksual.

Gruaja arriti të çlirojë veten me ndihmën e djalit të saj të mitur që ndërhyri për të shpëtuar nënën nga sulmuesi.

Ndërsa po largohej, këta të fundit morën çelësat e një makine si dhe një thikë, me të cilën kërcënuan me vdekje gruan dhe djalin e saj.

Teksa gruaja u dërgua në spitalin e Raguzës, polici gjeti sulmuesin dhe e arrestoi.

Autori, një 28-vjeçar, me origjinë shqiptare iu nënshtrua arrestimit dhe u vu në dispozicion të autoritetit gjyqësor, i cili urdhëroi transferimin e tij në burg në Ragusa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular