BallinaAktualitetPunonjësi i doganës humbi jetën nga COVID-19, ja dedikimi prekës i kolegëve

Punonjësi i doganës humbi jetën nga COVID-19, ja dedikimi prekës i kolegëve

spot_img
spot_img

Viktimë e COVID-19 në Shqipëri është edhe një punonjës i Doganës Shqiptare. Kolegët dhe stafi i administratës i ka bërë një ngushëllim në faqen zyrtare në Facebook ku jepen edhe detaje. Mësohet se R.K, ishte shtruar prej ditësh në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID 19.

“Kolegu u nda nga jeta pasi prej dy javësh ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, kolegu nuk ka mundur të mbijetojë”, shkruhet në postim.

POSTIMI I PLOTE I DOGANËS SHQIPTARE

Ndërron jetë punonjësi i Doganës, i infektuar me COVID 19

Me dhimbje të madhe morëm njoftimin për humbjen e parakohëshme të kolegut tonë R.K, i cili prej ditësh ishte i shtruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID 19.
Kolegu u nda nga jeta pasi prej dy javësh ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, kolegu nuk ka mundur të mbijetojë.
I gjithë stafi i Administratës Doganore Shqiptare i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

Bashkohemi me dhimbjen tuaj!

dogana shqiptare covid kolegu

Të prehesh në paqe koleg!

Pavarësisht situatës së vështirë në të cilën po punojnë çdo ditë punonjësit e ADSH-së, ata janë në krye të detyrës 24 orë, në 7 ditë të javës, për të përmbushur me përkushtim dhe devotshmëri misionin e tyre, si në pikat e kalimit kufitar, ashtu edhe në shërbim të çdo qytetari apo biznesi në doganat e brendshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular