Specialistja e ISHP, Eugena Tomini ka folur në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës të News24 për një valë të dytë të COVID-19.
Sipas Tominit COVID-19 tashmë në javën e 40-të të shkojë drejt 0 por me tendencën për t’u rikthyer.
Eugena Tomini thotë se strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të pritur një valë të dytë të COVID-19 por ajo shpreson mos jetë më e ashpër se e para.
”Fenomeni i valës së dytë do kalojë paralel qoftë me imunizimin pasiv për transmetimin më të shpeshtë, por edhe lirimi i masave do jetë
Por do kemi dhe një tendencë me raste të reja, por duke respektuar distancimin social ne do e minimizojmë kontaktet. Por kontaktet me asimptomatikët e kanë probabilitetin më të madh pas lirimit që të shtojnë kontaktet.
COVID-1 dhe COVID-2 nuk ka qenë as në eperiudhat më të qeta. Ky sistem shëndetësor të përballet mjaft mirë me pandeminë falë masave.
Por kemi gatishmëri strukturat për të përballuar valën e dytë, shpresojmë mos jetë më agresive se e para.
Koronaviruset zakonisht qarkullojnë në dimër. Monitorimi në kuadër të survejancës dhe influencës bëjnë zakonisht që në javën e 40-të të shkojnë drejt mbylljes. Me ardhjen e verës viruset respiratore ulet virulenca e tyre dhe transmetueshmëria e tyre.
E njëjta gjë dhe me koronaviruset. Ky është treguar një virus atipik, por po tregohet se po ulet virulenca dhe transmetueshmëria e tij. Edhe kjo po shkon drejt 0, po me tendencën për t’u rikthyer në vjeshtë.”- tha Eugena Tomini.