Nga Gazmend Bardhi
‘Ulje rrogash dhe pensionesh për të mbushur gropën e vjedhjes’, përgjigja e Gazment Bardhit për Edi Ramës: Nuk kam mend për të vjedhur dhe për të bërë estradë me shqiptarët.
Hajduti Ilir Beqja, që ka hapur restorantin më të shtrenjtë të Tiranës për të pastruar paratë e vjedhura, propozoi që gropën e parave të vjedhura nga ai dhe Edi Rama ta mbushin duke ulur pensionet dhe rrogat e qytetarëve. Me këtë deklaratë publike të bashkëpunëtorit të tij, Edi Rama testoi a mund të marrë paratë nga pensionistët dhe rrogëtarët, në mënyrë që të mos prekë koncesionet dhe oligarkët.
Kur e pa që kjo ide ndezi reaksion publik, me një sjellje vulgare të paparë ndonjëherë mes politikanëve në botë, u kthye të bëjë kllounin, e përshtatshme për ordinerët dhe oligarkët injorantë me të cilët Rama rri, ha, pi e feston paratë që i vjedhin bashkë Shqipërisë.
Po! Unë nuk kam mend si hajduti Beqaj për të shpik koncesione sesi të vjedhë Edi Rama me bandën në pushtet!
Nuk bëj dot estradë, si Edi Rama, kur shqiptarët janë pa bukë.
Nuk bëj dot eksperimente me varfërinë e qytetarëve.
Nuk e shes dot rritjen e taksave si favor për njerëzit, siç bën Edi Rama dhe kallauzi i tij Ilir Beqaj.
Prindërit më kanë mësuar që këto quhen hajni!