BallinaKryesoreArrihet marrëveshja LDK-AAK: Zbulohen ministrat e qeverisë së re të Kosovës

Arrihet marrëveshja LDK-AAK: Zbulohen ministrat e qeverisë së re të Kosovës

spot_img
spot_img

Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës ka nënshkruar sot një marrëveshje koalicioni me AAK-në e Ramush Haradinajt. Lajmin e ka bërë të ditur para mediave, kreu i AAK-së duke zbuluar edhe emrat që do t’i propozojnë për ministra.

AAK-ja merr në qeverinë e re 4 ministra dhe një zëvendëskryeministër. Partia e Haradinajt do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, ministrinë e Arsimit, ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Zhvillimit Ekonomik.

Në krye të Ministrisë së Drejtësisë do të emërohet Selim Selimi, Ministrinë e Punëve të Jashtme e merr Meliza Haradinaj, në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, ndërsa Ramë Likaj shkon në krye të Ministrisë së Arsimit. Besnik Tahiri ndërkaq do të propozohet për zëvendëskryeministër.

Nga LDK pritet të konfirmohen ministrat që morën deturën në qeverinë e Albin Kurtit me ndonjë ndryshim të vogël. Pritet që të zbardhen edhe emrat e NISMA-s të Fatmir Limajt, AKR-së së Behgjet Pacollit dhe pakicave serbe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular