BallinaAktualitetDvorani po tenton të mbajë mandatin e Gjykatës së Lartë në dhunim...

Dvorani po tenton të mbajë mandatin e Gjykatës së Lartë në dhunim të Kushtetutës

spot_img
spot_img

Çështja e mandatit të Ardian Dvorani në Gjykatën e Lartë është kthyer në vëmendje pasi edhe pse në Gjykatën e Lartë janë emëruar tre anëtarë të rinj, ai vazhdon të këmbëngulë për të mos lëshuar vendin e tij, thuajse shtatë vjet pasi i ka mbaruar mandati.

Disa ditë më parë, Presidenti Meta i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë të shpallin mbarimin e mandatit të Dvoranit, por KLGJ në mënyrë të pashpjeguar i ka kërkuar mendim për këtë çështje Dvoranit para se të marrë një vendim. Opinion ii tij pritet t’i dërgohet KLGJ-së të mërkurën mbasdite.

Dispozitat kushtetuese tranzitore të reformës në drejtësi, parashikojnë se “anëtarët e rinj që do të zëvendësojnë anëtarët, të cilëve u mbaron mandati”.

Gjyqtarit Dvorani i ka mbaruar mandati që prej vitit 2014, shumë më herët se të gjithë anëtarëve e tjerë të Gjykatës së Lartë, të cilët dhanë dorëheqjen apo u shkarkuan nga vetingu.

Në përputhje me përcaktime dhe frymën kushtetuese, vendi i tij duhet të ishte i pari për t’u zëvendësuar dhe Dvorani duhet të largohej që në momentin e emërimit të anëtarit të parë të ri të Gjykatës së Lartë.

Më 10 mars të këtij viti, u emëruan tre gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushaj, Ervin Pupe dhe Ilir Panda.

Por në vend që të shpallte menjëherë mbarimin e mandatit të Dvoranit që më 10 mars, KLGJ-ja me një kërkesë të pargumentuar dhe bazuar në ligj apo standard i kërkoi Dvoranit të shprehet në lidhje me mandatin e tij.

Nuk është e vështirë të mendohet se Dvorani do të kërkojë të ruajë mandatin e tij. Ai e ka mbajtur mandatin në shkelje me ligjin dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Mandati i tij mbaroi në vitin 2014 dhe Gjykata Kushtetuese ka një vendim që urdhëronte lëshimin e postit prej tij, por ai sërish nuk ju bind këtij vendimi, duke vendosur një rekord botëror për mbajtjen e mandatit 6 vjet pasi mbarimit të tij.

Ardian Dvorani e kaloi procesin e vetingut në rrethana të debatueshme, duke mos justifikuar qindra milionë lekë dhe me deklarime qesharake huash marramendëse nga familjarë.

Tashmë ai kërkon të qëndrojë në detyrë ende, ndoshta deri në plotësimin e të gjithë anëtarëve të Gjykatës së lartë çfarë do të kërkojë më shumë se një vit

Exit News ka analizuar në një shkrim te mëparshëm karrierën dhe problemet ne lidhje me mandatin e Dvoranit.

Adrian Dvorani nuk mund të shërbejë si gjyqtar pasi Ligji i Lustracionit ndalon ish-prokurorët e regjimit komunist të përfshirë në procese politike të shërbejnë në organet e sotme të drejtësisë. Zoti Dvorani ka qenë prokuror i një çështje ku disa qytetarë shkodranë u akuzuan për hedhjen e bustit të Stalinit, veprim për të cilin Zoti Dvorani i kërkoi trupit gjykues burgosjen e tyre.

Shumë i dyshimtë është vazhdimi i mbajtjes prej tij i detyrës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, gjashtë vjet pasi i ka mbaruar mandati 9 vjeçar, dhe në kundërshtim me në vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke u justifikuar me boshllëqe ligjore. Në qershor 2016, Gjykata Kushtetuese, me Vendimin Nr. 55, e shpalli antikushtetues atë pikë të ligjit që lejonte qëndrimin në detyrë pas mbarimit të mandatit të një anëtari të Gjykatës së Lartë derisa ai të zëvendësohej. Por ky vendim u botua në Fletoren Zyrtare, dy ditë pasi hynë në fuqi ndryshimet kushtetuese.

Gjyqtari Dvorani duhet të ishte shkarkuar për një sërë parregullsish në deklarimin e pasurisë së tij. Në vetë deklarimin për vetingun më 31.01.2017, Dvorani dhe familjarët e tij—bashkëshortja, djali dhe prindërit—nuk kanë deklaruar një shumë prej 9,9 milionë lekë (afërsisht 80 mijë euro) në llogaritë e tyre bankare. Ndërkohë komisioni i vetingut vendosi ta konfirmojë me argumentin se Dvorani nuk kishte qëllim fshehjen e pasurisë.

Vendimi i KPK-së e mbajti në detyrë një gjyqtar që nuk duhet të kishte qenë asnjë ditë gjyqtar, por që vazhdon edhe shtatë vjet pasi i ka mbaruar mandati.

/Exit.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular