BallinaAktualitetMasat kundër koronavirusit/ Për herë të parë të vegjlit mbetën pa Festën...

Masat kundër koronavirusit/ Për herë të parë të vegjlit mbetën pa Festën e Abetares

spot_img
spot_img

Mësimi në distancë ka përfshirë pa dallim të madh e të vogël në shkolla. Që nga ata që u ulën këtë vit për herë të parë në banka e deri te maturantët që janë gati për të garuar për në universitete.

Por, për më të vegjlit e shkollave, festa e shumëpritur e Abetares, që shënjon një hap të rëndësishëm për ta, nuk mund të zhvillohet.

“ABC-ja” e një brezi, për hir të së vërtetës “dixhital”, do të mbyllet online. Sikundër grumbullimet e tjera masive të ndaluara me ligj, që nga festat e lindjeve, martesat e deri te vdekjet, edhe festa aq e dashur për nxënësit e klasës së parë nuk mund të bëhet.

Në këto kushte, ata janë të detyruar të kalojnë direkt në librin e leximit për t’u hedhur më tej në klasën e dytë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular