Qeveria shqiptare po luan me fermerët duke vonuar procedurat në mënyrë që qytetarët e saj të fitojnë rritje të pagave. Kështu shkruajnë mediat greke për punëtorët sezonale shqiptarë që punojnë në shtetin fqinj.
Janë rreth 7,000 fermerë nga Shqipëria, të cilët punojnë në vjeljen e prodhimeve të lashtave bujqësore në Greqi.
“Qeveria në Tiranë është në dijeni të “presionit” të fermerëve dhe përpunuesve – standardizuesve në këtë kohë dhe “mosveprimit” të qeverisë Greke, si rezultat i së cilës ata gjejnë një mundësi për të vonuar dialogun”, shkruajnë mediat greke.
Ndërkohë, dy deputetët e prefekturave Imathia dhe Pella të Demokracisë së Re ndërmorën një iniciativë të përbashkët për zgjidhjen e çështjes së hyrjes së punonjësve sezonale.
Në një bisedë telefonike me Zëvendësministrin e Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave ata kërkuan përshpejtimin e procedurave në bazë të planit të përfunduar të hyrjes së punëtorëve të tokës.