BallinaAktualitetQeveria s'ka shifër për aktin normativ të faljes së gjobave. Ja data...

Qeveria s’ka shifër për aktin normativ të faljes së gjobave. Ja data kur kthehen patentat e bllokuara

spot_img
spot_img

Komisioni i Ligjeve miratoi dje aktin normativ “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues, të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Të gjitha masat disiplinore që u morën ndaj këmbësorëve, por edhe drejtuesve të mjeteve, duke filluar nga 17 marsi do të shfuqizohet. Për ato gjoba apo vendime sekuestro, shteti angazhohet që t’i rikthejë brenda datës 15 maj.

Por, në relacionin shoqërues të aktit normativ, që u kalua në Komisionin e Ligjeve, mungonin shifrat sa i takon numrit të gjobave që do të falen, por edhe se sa shkon shuma financiare që kap ky vendim i qeverisë, i miratuar nga Kuvendi. Gjithashtu, nuk specifikohet se sa është numri i gjobave që do të kthehen tek ata qytetarë, të cilët i kanë paguar masat administrative që kanë marrë gjatë këtyre javëve dhe se sa përllogaritet shuma e saj, duke i lënë afat institucioneve për ta përpiluar listën e plotë deri më 30 prill.

“Neni 1 parashikon faljen e të gjitha masave administrative me karakter ndëshkues, të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse, për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, duke filluar nga momenti i konstatimit të kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë deri më datën 17.4.2020”, thuhet në relacion.1

Më tej, specifikohet që gjobat e falura do t’iu rikthehen atyre që i paguan gjatë këtyre javëve në llogaritë e tyre bankare, ose në rast të mungesës së një të tille, do t’iu bëhet rikthimi në dorë.

“Neni 2 parashikon kthimin e detyrimit të masës administrative me gjobë. 1. Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar, për masat administrative me gjobë, merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuar shuma. E njëjta procedurë, pak a shumë, do të ndiqet edhe për masat e sekuestrimit të mjeteve apo patentave.

“Neni 3 parashikon kthimin e lejeve/licencave dhe të mjeteve të bllokuara, në zbatim të masave administrative. 1. Të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, përjashtuar ato të parashikuara në nenin 2, të këtij akti normativ, si lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara, duhet të kthehen brenda datës 15 maj 2020 te subjekti përfitues”, thuhet në relacion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular