BallinaBotaTeksa bota lufton me virusin, ky vend po përgatitet për një megatërmet

Teksa bota lufton me virusin, ky vend po përgatitet për një megatërmet

spot_img
spot_img

Në një kohë që bota po përballet me një viruas të rrezikshëm, ekspertët japonezë paralajmëruan se një tërmet shumë i fortë që mund të shkaktojë tsunami do të godasë së shpejti bregun lindor të vendit.

Hulumtuesit e vendit aziatik zbuluan se një tsunami i madh ka goditur Japoninë çdo 300-400 vjet dhe i fundit ka ndodhur në shekullin XVII, që do të thotë se një tsunami tjetër pritet gjatë këtij shekulli, por, sipas tyre, është e pamundur të thuhet me saktësi se kur do të ndodhë.

Hulumtuesit thanë së një tsunami përmasave të mëdha e shkaktojnë tërmete të magnitudës 9 dhe nëse do të ndihen lëkundje të tilla kaq të forta, më i godituri do të jetë ishulli i Hokaido, si dhe pjesa veriore e Honshu.

Sizmologu Kenji Satake, i cili udhëhoqi studimin, tha se barrierat fizike nuk do të bënin punë ndaj dallgës që mund të arrijë një lartësi prej 30 metrash dhe e vetmja mënyrë mbrojtjeje do të ishte arratisja. Sipas llogarive të ekspertëve, autoritetet do të kenë rreth gjysmë ore kohë mes lëkundjes së fortë dhe goditjes së dallgës që të evakuojnë njerëzit.

Kujtojmë se një tërmet i magnitudës 9 goditi Japoninë në vitin 2011, duke shkaktuar 15 000 viktima. Ai është tërmeti më i fortë i regjistruar ndonjëherë në Japoni dhe i katërti më i fortë në botë, që kur nisën regjistrimet e tërmeteve në vitin 1900.

Por, sipas “Japan Times”, ekspertët kanë analizuar tokën në një zonë tjetër, që nuk është goditur dekadat e fundit nga tërmeti, dhe për këtë arsye autoritetet po përgatiten për një tërmet të ri shkatërrimtar./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular