Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë ku një 60-vjeçar ka mbetur i vdekur pas një sherri me sende të forta me një fqinj të tij. Ngjarja është regjistruar në lagjen “11 janari”. Viktima është Bujar Mehmetaj ndërsa autori është identifikuar si Jurgen Leçaj, 25 vjeç. Gjithçka lidhet me çështje pronësie.
Te dy personat kanë lidhje krushqie dhe fqinj me njëri – tjetrin. Mësohet se gjithçka lidhet me konflikte pronësie për një kamera sigurie dhe fushëpamjen mbi banesat e tyre. konflikti është agravuar edhe për një çështje pronësie në fshatin Gorisht nga ku edhe ishin me origjinë të dy perosnat.
Viktima ka marrë goditje dhe fraktura në kokë pasi është goditur me shkop bejsbolli. Sipas policisë autori dhe viktima kishin pasur edhe në të kaluarën konflikte verbale me njeri – tjetrin. Policia ka shpallur në kërkim autorin ndërsa ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë pranë karburantit ku ndodhi ngjarja. Policia ka shoqëruar 2 persona si dëshmitarë të ngjarjes.