BallinaAktualitetNë banesë me qira në Tiranë nga shkurti, zbulohet identiteti i terroristit...

Në banesë me qira në Tiranë nga shkurti, zbulohet identiteti i terroristit të ISIS arrestuar nga Antiterrori

spot_img

Zbulohet identiteti i 24 vjecarit të arrestuar në Tiranë për llogari të Gjermanisë pasi rezultonte në kërkim ndërkombetar për veprën penale pjesëmarrje në organizata të huaja terroriste.  24 vjecari nga Taxhikistani quhet Komron Zukhurov.

Nga kontrolli në sistemin TIMS rezulton se ai ka ardhur në Shqipëri nga Rinasi prej muajit shkurt të këtij viti. Gjatë kesaj periudhe rrinte në një shtepi me qera shumë pranë qendrës së Tiranës. Ai u arrestua pasditen e djeshme në bulevard “Zogu i Parë” nga forca të Antiterrorit.

24-vjeçari Zukhurov, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i kërkuar në Gjermani. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular