Hulumtimi që shkencëtarët indianë kanë kryer mbi mutacionet e koronavirusit të ri (COVID-19) ka zbuluar se kryesisht një lloj mutacioni ka infektuar një numër të madh njerëzish në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të ekzaminimeve thuhet se 50.8 për qind e 3.636 renditjeve (rreshtimeve) të ARN-së përmbajnë mutacionin A2a, ndërsa 0.505 për qind e 580 prej tyre përmbajnë mutacionin B1.
Është vërejtur se mutacioni A2a i cili vërehet se është dominues në rastet e COVID-19 në të gjithë botën, është i rrezikshëm, si dhe theksohet se ai mund të infektojë qelizat e mushkërive të shumë personave dhe se përballë tij dorëzohen me shpejtësi personat që kanë sëmundje themelore.
Shkencëtarët kanë tërhequr vëmendjen se në 80 për qind e mostrave të ardhura nga Italia është vërejtur mutacioni A2a dhe ky lloj është dominues edhe në mostrat e ardhura nga Britania, SHBA-ja, Spanja, Islanda, Kongo dhe Brazili.
Ndërkohë thuhet se nuk dihet se cilët mutacione janë të pranishëm në Kinë pasi që prej shkurtit 2020 ky vend nuk ka regjistruar informacionet për renditjen e ARN-në.
Këto gjetje që do të publikohen në revistën “Indian Journal of Medical Research” besohet se do të ndihmojnë në zhvillimin e një vaksine efektive kundër këtij lloji të COVID-19.
Bëhet e ditur se virusi që nga shfaqja e tij për herë të parë në dhjetor 2019 e deri më sot ka mbi 10 mutacione të ndryshme./AA