BallinaAktualitetVau i Dejës/Ndërtesa 200-vjeçare rrezikon të shembet, jetimja: Babi ka vdekur në...

Vau i Dejës/Ndërtesa 200-vjeçare rrezikon të shembet, jetimja: Babi ka vdekur në duart e mia

spot_img
spot_img

Ekipi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në Naraç të Vaut të Dejës. Në ndërtesën 200-vjeçare jeton familja Lleshi, varfëria e të cilëve ka arritur kulmin dhe banesa rrezikon t’i zere brenda një ditë.

Në këtë ndërtesë dy shekullore jeton nënë Bardha 62 vjeç, Emanuela 34 vjeç me dy fëmijët e saj jetimë Albis dhe Enxhin.
“Të rrisësh fëmijë jetimë është shumë e vështirë. Mua më ka vdekur burri ka 17 vjet. Më la tre vajza më e madhja është Emanuela. Në sera kam punuar para 3 vitesh. Vajzës i vdiq burri, Zot na ruajti mend e kokës. Nga halli u detyrova i thashë eja moj bijë, do vdesim të gjithë së bashku. Unë kam shumë frikë se shtëpia do na zejë brenda. Bukë thatë të hamë, por vetëm çatia mos të më zejë fëmijët brenda. As bagëtia nuk jeton në një shtëpi si ne. Më të mira i kanë bagëtitë ku rinë sesa ne këtu”,-thotë nënë Bardha.

Ndërsa e bija e saj Emanuela tregon vështirësitë e saj pasi bashkëshorti i ka ndërruar jetë duke i lënë dy fëmijë jetimë.

“Bashkëshorti im u nda nga jeta, i rris vetëm dy fëmijët. Nuk kishim mundësi për të rritur fëmijët e vetme erdha tek mami. Në atë kohë as ujë të pijshëm nuk kemi pasur, kemi mbushur ujë në burim.
Burrin e humba para dy vitesh, iku i ri. 37 vjeç. Një mëngjes e thirra por nuk mu përgjigj. E dërguam në spital por ai ndërroi jetë. Vazhdova me fëmijët jetën, isha pa punë, nuk kisha ushqim për ta, shtëpia po na bie, shiu na futet brenda”,-shprehet Emanuela.

Më të vështirë e ka vajza 14-vjeçare Enxhi. Mes lotëve kujton sesi të atin e humbi në krahët e saj.
“Fatkeqësisht mua më ka vdekur babi. Ishte një dhimbje e madhe sepse babi im ka vdekur në duart e mia. Dhimbja është shumë e madhe ende e përjetoj. (qan) Ai vdiq në duart e mia, unë e pashë para meje duke vdekur. Për herë të fundit kur ishte duke u dridhur, kur ia kam marrë dorën, e kam shtrënguar fortë i thashë babi të lutëm mos vdis, atëherë atij nuk iu drodh më dora. Por fatkeqësisht nuk jetoi, në fillim ishte shumë e vështirë, kam bërtitur shumë në atë moment. Erdhëm tek nëna të jetojmë edhe këtu jeta është shumë e vështirë. Kur mendoj për të më duket sikur më kap dorën e më thotë mos qaj se jam mirë atje, ti duhet të jetosh, e ke jetën përpara. Edhe pse nuk është e vërtetë e ndiej në zemër e dëgjoj. Se ai ma shtrëngon dorën dhe më jep shpresë. Tani që ka ardhur koronavirusi kam shumë frikë se mos vdes edhe mami dhe mbetem krejt jetime. Shpresoj që Zoti mos të më lejë edhe pa mamin”,-shprehet Enxhi 14 vjeç.

Ëndrra e Enxhit është te ketë një shtëpi, e këtë dëshirë ia kërkon Zotit çdo natë kur vë kokën në jastëk.
“Kam shumë ëndrra, mendoj se një ditë do të bëhem me shtëpi, që do jem edhe unë si shoqet e mia. Nuk kalon natë pa e menduar këtë gjë. Gjithmonë i lutëm Zotit të ma plotësojë këtë dëshirë. Kurrë nuk do i humb shpresat. E di që një ditë Zoti ka për ta bërë. Të gjithë kanë dhoma, ndërsa unë mami dhe Albis kemi vetëm një shtrat. Edhe tavolina është e vogël të bëj detyrat. Kështu janë dhimbjet e jetës. Fjalën jetë nuk po arrij dot ta kuptoj, kam frikë se edhe kur të rritem do jetoj kështu”,-thotë Enxhi.

“Vështirësi kemi, ajo që bie jashtë bie brenda. Për të ngrënë nuk kemi shumë gjëra, Pashkët i kemi kaluar duke na falur të tjerët”,-thotë 11 vjeçari Albis.

foto galeri

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular