BallinaEkonomiEcuria javore e kursit të këmbimit/ Si ka qenë kjo javë për...

Ecuria javore e kursit të këmbimit/ Si ka qenë kjo javë për Euron, Paundin, Frangën dhe Dollarin?!

spot_img
spot_img

Monedha europiane nuk ka pësuar luhatje të forta të vlerës gjatë kësaj jave duke e mbyllur ditën e enjte në kuotën e 123.49 lekë me një rënie shumë të vogël krahasuar më ditën e hënë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, Dollari amerikan ka ndjekur një linjë zbritëse përgjatë tërë javës teksa ka humbur gati 1 pikë që nga fillimi i saj duke e mbyllur atë në nivelin e 113.55 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar vlera negative përgjatë tërë periudhës së 27-30 prillit duke u kuotuar në fund të javës me 141.91 lekë ndërsa e ka nisur këtë javë në vlerën e  142.08 lekë.

Franga zvicerane ka shënuar lëvizje të herëpashershme çdo ditë të kësaj jave duke u këmbyer ditën e enjte me 116.95 lekë teksa ka humbur mbi 0.5 pikë që nga dita e hënë.

SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular