Gjykata e Durrësit dha sot masnë e sigurisë “arrest me burg” për vrasjen e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia.
Njëri prej të arrestuarve është Altin Ndoci, emër i njohur për policinë. I arrestuari tjetër është Klevis Alla, 22 vjeç.
Ata u arrestuan ditën e djeshme për vrasjen e dy vëllezrëve pak ditë më parë. Po ashtu Ndoci dhe Alla dyshohen të jenë edhe autorët e vrasjes së Dorjan Shkoza 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia 24 vjeç, më 2 Mars.