BallinaAktualitetEkzistojnë shqetësime për një simptomë të rëndë, ja sa të rrezikuar janë...

Ekzistojnë shqetësime për një simptomë të rëndë, ja sa të rrezikuar janë fëmijët nga koronavirusi

spot_img

Ekzistojnë shqetësime për një simptomë të rëndë inflamatore te fëmijët, që mund të lidhet me koronavirusin.

Cilat janë shqetësimet?

Një situatë alarmante u krijua pasi disa fëmijë u paraqitën me simptoma të ngjashme me sëmundjen Kavasaki – një sindromë potencialisht fatale që prek enët e gjakut – duke përfshirë një temperaturë të lartë, presion të ulët të gjakut dhe vështirësi në frymëmarrje.

Sindroma dukej se ishte e ngjashme me reagimin imunitar të njohur si “stuhi citokine”, që shihet tek të rriturit me Covid-19.

Por këto simptoma të identifikuara tek fëmijët janë ngjarje të rralla – dihet se janë prekur rreth 20 fëmijë deri më tani – dhe jo të gjithë ata janë testuar pozitivë për Covid-19.

Edhe pse tejet e rrallë, ka pasur një numër të vogël rastesh të fëmijëve që janë sëmurë dhe kanë ndërruar jetë.

Rreziku në mosha të ndryshme

Mosha mesatare e personave që pranohen në njësitë e kujdesit kritik në Angli, Uells dhe Irlandën Veriore është 60 vjeç.

Ndërkohë, të dhënat nga Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) sugjeruan se personat mbi 65 vjeç kanë dy herë më shumë mundësi të shtroheshin në spital koronavirus, sesa 50-64-vjeçarët – të cilët nga ana e tyre kishin tre herë më shumë mundësi të shtroheshin, sesa 18-49-vjeçarët. Personat nën-18 vjeç, janë grupi më pak i prekshëm.

“Fëmijët deri më tani përbëjnë midis 1% dhe 5% të rasteve të diagnostikuara nga Covid-19, shpesh kanë sëmundje më të butë se të rriturit dhe vdekjet kanë qenë jashtëzakonisht të rralla”, sipas Prof Adilia Uarris, një specialiste e sëmundjeve infektive pediatrike në Universitetin e Exeter.

Por, Prof Rosalind Smyth, këshilltare në mjekësinë e frymëmarrjes pediatrike në Great Ormond Street Hospital thekson se, “të kuptuarit tonë për këtë gjendje tek fëmijët është i kufizuar. Ne duhet t’i studiojmë plotësisht këta fëmijë, me SARS-CoV-2, të cilët paraqesin një sëmundje inflamatore për të vlerësuar, nëse kjo është një formë e prezantimit të Covid-19”, thotë ajo.

“Një nga shumë të panjohurat e shpërthimit të koronavirusit aktual është se sa fëmijë janë duke u infektuar dhe sa të tjerë janë duke e kaluar infeksionin”, thotë Prof Matthew Snape në Universitetin e Oksfordit.

Ai do të fillojë hulumtimin se sa fëmijë dhe adoleshentë janë infektuar dhe sa kanë zhvilluar imunitet.

“Të kuptuarit e kësaj është jetike për të kuptuar se si të menaxhohet reagimi i shpërthimit, dhe më pas mund të kemi një ide se kur mund të rihapim shkollat,” thotë ai. / Times – Bota.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular