BallinaBotaVirologët?! Deutsche Welle: E megjithatë vendimet i merr politika dhe vetëm politika

Virologët?! Deutsche Welle: E megjithatë vendimet i merr politika dhe vetëm politika

spot_img
spot_img

Vendimet e politikës rrallë kanë pasur pasoja kaq të drejtpërdrejta për qytetarët. Në këtë krizë politikanët kërkojnë me të drejtë këshilla tek virologët, por përgjegjësia mbetet tek ata.

Nga Deutsche Welle

Lufta kundër virusit Corona, një bashkëjetesë me pandeminë dhe mbijetesa ndaj këtij kërcënimi është një maratonë e gjatë. Kjo krizë po sfidon shoqëritë, edhe politikën në vend e në botë. E në raste të tilla politika kërkon këshillën e ekspertëve. Por si bëhet kjo? Kanë kaluar “duatrokitjet” në ballkone për mjekët e infermierë për punën e tyre aq të rrezikshme. Vetëm në Itali ndërruan jetë 150 mjekë. Sigurisht që duhej duartrokitur dhe brohoritur për heronjtë. Por vetëm heronjtë nuk i mjaftojnë një shoqërie, të paktën një shoqërie mediatike. Ajo kërkon yje që i ngre lart, por edhe i rrëzon. Tek yjet e kësaj krize të Coronës janë renditur tani virologët.

Virologët yje mediatikë

Gjermania mund të jetë e kënaqur me studiuesit e saj dhe gazetarët shkencorë. Ata ofruan dije shkencore në gjuhë të thjeshtë për publikun, këshilla që i kuptonte kushdo, si larja e duarve, mënjanimi i turmave, ruajtja e distancës edhe në ambientin privat. Kështu ne u bëmë dëshmitarë të hulumtimeve në zhvillim e sipër, teza e hipoteza, deklarata konnkurruese, përftim i dijes në kohë reale. Si përgjigja ndaj pyetjes, nëse duhet të mbahet maska apo jo, e cila kaloi në të kundërtën, fillimisht u tha jo, tani maskat janë me detyrim në publik. Virologët janë kthyer në yje të matur me rezonancën shkencore dhe prezencën mediatike. E kush do të zbulojë një vaksinë kundër virusit, qoftë në Bonn, Oxford, Paris apo Vuhan do të ngrihet nga yll në Mesian.

Që studiuesit kanë hyrë në këtë rol është përgjegjësi edhe e politikës. Qartësisht: Për ta zbatuar të pamendueshmen deri tek kufizimi i të drejtave bazë në shumë drejtime, politika, qeveria gjermane kërkoi edhe mbështetjen e këshillën e virologëve e ekspertëve të fushave të tjera. Por veprimi konkret, çështja e marrjes së vendimeve i mbetet politikës e vetëm politikës. Ekspertët japin ekspertizë. Mediat transportojnë informacione, japin rëndësi qëndrimeve të ndryshme. Por veprimi i mbetet në dorë politikës. Për këtë zgjidhen politikanët dhe kanë mandat për një kohë të caktuar.

Ekspertiza gjithnjë e më e rëndësishme

Në një botë gjithnjë e më të komplikuar ekspertiza është e rëndësishme dhe po bëhet më e rëndësishme. Instancat përkatëse për këtë ekzistojnë. Para 20 vitesh, kancelari Gerhard Schröder për shkak të pyetjeve kritike të biomjekësisë ngriti Këshillin Kombëtar të Etikës, nga i cili më vonë u krijua Këshilli Gjerman i Etikës. Pak pas marrjes së postit në vitin 2005, kancelarja Merkel e rivlerësoi Leopoldinën, Akademinë Kombëtare të Shkencave, jo edhe aq të njohur më parë. Dy shembuj nga dekadat e kaluara.

Deutsche Welle Strack Christoph Portrait (DW/B. Geilert)Christoph Strack

Sigurisht, tek përgjegjësia e politikës bëjnë pjesë edhe peshimet e rreziqeve të paparashikuara, vendime të hapura, veprim në perspektivë e me faza, si këto javë. Kjo nuk është shumë larg nga shkalla e gabueshmërisë së shkencës. Mund të konsiderohet si një nga momentet më mbresëlënëse të ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, kur ai hapur më 22 prill në Bundestag bëri fjalë, se disa vendime të marra këto kohë më vonë mund t’i shohim edhe si të gabuara, e më vonë ndoshta mund të kërkojmë falje për to. Kjo është për t’u vlerësuar. Spahn foli për vete, jo për shkencën.

Vendimtare si vepron politika

Prandaj të gjitha deklaratat publike, edhe konkurrenca mes virologëve në luftë kundër pandemisë janë vetëm një aspekt i së tërës. Ata janë të rëndësishëm, por jo vendimmarrës. Këtë mund dhe duhet ta thotë politika në një shoqëri të tronditur nga themelet. Vendimtare është se si vepron politika, Bundestagu, parlamentet. Gjithnjë presidentët e Bundestagut në fillim të një legjislature kujtojnë rëndësinë e mandatmbajtësve. Ata e kanë përgjegjësinë tani. E në këtë pandemi akoma më shumë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular