BallinaBotaBoris Johnson tregon prapaskenat: Mjekët kishin një plan nëse vdisja nga COVID-19

Boris Johnson tregon prapaskenat: Mjekët kishin një plan nëse vdisja nga COVID-19

Mjekët e ngarkuar për trajtimin e kryeministrit britanik, Boris Johnson, i prekur nga koronavirusi i ri, kishin përgatitur njoftimin e vdekjes së tij pas shtrimit në spital në shërbimin e kujdesit intensiv, theksoi ai sot në një intervistë për tabloidin “The Sun on Sunday”.

“Ai ka qënë vërtet një moment i shumë i vështirë, nuk do ta mohoj”, theksoi ai për gazetën duke shprehur për herë të parë detaje nga sëmundja e tij.

“Ata kishin një strategji për ta bërë atë sipas një skenari të tipit “vdekja e Stalinit”.

“Unë nuk isha në një gjendje të ndritshme dhe e dija se kishte plane emergjente. Mjekët kishin të gjitha llojet e përgatitjeve se çfarë të bënin nëse gjërat shkonin keq”, shtoi ai.

Boris Johnson, 55 vjeç, njoftoi në 27 Mars se ishte prekur nga sëmundja COVID-19 duke theksuar se kishte shfaqur simptoma të lehta. Ai u transportua në spital më 5 prill për të kryer analizat, por brenda 24 orëve ai transferohet në shërbimin e kujdesit intensiv.

Drejtuesi i partisë Konservatore kaloi tri ditë nën asistencën e oksigjenit.

Ai theksoi, pas daljes nga spitali më 12 prill, se lufta e tij kundër virusit mund të kishte shkuar në dy drejtime.

Ai i tha gazetës se nuk e kishte menduar për asnjë moment që do të vdiste.

Dhe ai ishte bërë i vetëdijshëm për situatën kur mjekët parashikuan ta intubonin, ta vendosnin nën respirator artificial.

Ai rifilloi punën të hënën, dy ditë para se e fejuara e tij të sillte në jetë djalin e tyre. Fëmija mori emrin Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, në nderim të dy mjekëve që morën në kujdes kryeministrin, Nick Price dhe Nick Hart.

Duke e cilësuar, me emocion, shërimin e tij si diçka të jashtëzakonshme, Johnson nënvizoi se kishte mohuar në fillim përkeqësimin e gjendjes së tij.

“Me mbikëqyrje, mjekët kishin arsye për të më detyruar të shkoja në spital”, pranoi ai duke konfirmuar se eksperienca e bëri më të fortë për të luftuar këtë sëmundje.

Autoritetet londineze njoftuan dje 621 të vdekur në 24 orë duke e çuar numrin total në 28 131 të vdekur duke e renditur Britaninë e Madhe të dytën pas Italisë për numrin e viktimave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular