BallinaAktualitetNga nesër, ja bashkitë ku do të lëvizet më lirshëm

Nga nesër, ja bashkitë ku do të lëvizet më lirshëm

spot_img
spot_img

Duke nisur nga nesër, e hënë 4 maj, nisin masat e reja lehtësuese në kuadër të hapjes graduale të vendit dhe ekonomisë, duke përfshirë rikthimin e disa shërbimeve si dhe shtimin e zonave të gjelbërta në vend.

Nga nesër do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë, Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë dhe Selenicë.

“Zonat e gjelbërta” do të kenë të njëjtat rregulla të lëvizjes dhe fashave orare tashmë të përcaktuara paraprakisht për këto zona.

Image

Pensionistët në bashkitë e sipërcituara mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjerë mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30, jo më shumë se dy persona.

Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.

Më pas nga 11 maji do të nisë faza e dytë e lehtësimeve që përfshin hapjen e disa bizneseve si parukeritë apo berberët si dhe pritet të zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular