BallinaKryesorePROFIL/Një profesionist si Endri për politikën progresiste dhe qeverisjen europianiste

PROFIL/Një profesionist si Endri për politikën progresiste dhe qeverisjen europianiste

Është fjalëpakë në komunikimin zhargon, por spikat me fjalën, kur dhe sa herë i duhet ta nxjerrë. Djalë inteligjent, i saktë në punën që bën, profesionist, falë edhe diplomimit ekselent si dhe energjik e pasionant në angazhimin publik që merr përsipër, duke mbajtur gjithmonë anën e të drejtës.
Ka treguar se jo vetëm është bashkëpunues i mirë, por, në rrugëtimin e tij të jetës, profesional dhe politik të deritanishëm, nuk di çfarë është servilizmi, nuk bën pakt me të keqen, ngre fuqishëm zërin, madje shumë fort, kur preket interesi i publikut, kur shkelen të drejtat e njeriut, kur demokracia është në rrezik.
Ndonëse nuk është politikan i ashpër dhe për forcë zgjedh të ketë argumentin e këtë cilësi ia jep dhe profesioni, përballë pabarazisë, babëzisë dhe padrejtësisë, në një vend si Shqipëria ku politikën sot në institucione e bëjnë bandat dhe grupet kriminale me përfaqësuesin e mbështetur prej tyre në krye të ekzekutivit, ai reagon fort, siç dhe duhet. Jo më larg se sot, denoncoi me foto faktin se ndërkohë që shqiptarët janë mbyllur në shtëpi dhe nuk lejohen të dalin, punimet për shtesat e kateve në Tiranë vazhdojnë pa pushim çdo natë, ku klouni (Rama) dhe sejmenët e tij kanë vetëm një qëllim: të vjedhin dhe përfitojnë sa më shumë në çdo kohë dhe pa limit!” Tjetër rast i fortë denoncimi ishte ai ndaj Kryeministrit shqiptar, duke e gjuajtur me vezë, si porosi e studentëve ndaj shurdhërisë dhe kokëfortësisë për t’ua zgjidhur kërkesat e tyre. Rezulton që qeveria ende nuk u ka zgjidhur asnjë nga kërkesat studentëve dhe ai veprim i jep edhe sot plotësisht të drejtë. E tha vetë përse e bëri, po i shkolluar në Perëndim, di shumë mirë se çfarë është auditori i duhur, kushtet për shkollim e kur sheh se si është katandisur arsimi i lartë në Shqipëri, nuk kishte se si të mos i buronte nga brenda revolta ndaj arrogancës së qeverisë, e cila jo vetëm që nuk ua plotësonte kërkesat studentëve, por as nuk po i kushtonte vëmendje arsimit të lartë. Studentët e duartrokitën dhe falënderuan, opinioni publik e përshëndeti dhe e mbështeti, porse sa i drejtë ishte veprimi i tij dhe sa kauzë kishte, u kuptua edhe nga nervozizmi i Ramës dhe shpurës së tij si dhe sjellja mercenare e mediave qeveritare në sulmin e orkestruar ndaj tij.
Ai është një profesionist i zoti, i angazhuar në politikë, fat për forcën politike të cilës i përket. Nuk ka asnjë lidhje me të shkuarën komuniste, por kurrsesi me atë që rëndom kemi parë pas vitit 2013 të promovohen në politikë nga forca politike në pushtet PS dhe Edi Rama. Është i shkolluar në Perëndim dhe ka zgjedhur që kontributin e tij profesional dhe politik ta japë në Shqipëri, aty ku lindi dhe u rrit. Këto janë vetëm disa nga cilësitë që e karakterizojnë, përpos pozitivitetit që e përçon si person në përditshmërinë e tij në raport me shoqërinë dhe ata që e njohin. Ai quhet Endri Hasa, 39 vjeç, një nga drejtuesit e lartë në Partinë Demokratike, si një prurje e re në lidership, që ka besimin e Lulzim Bashës dhe demokratëve në çdo nivel strukture, por i lidhur dhe i angazhuar herët pranë kësaj force politike tek e cila ka besuar gjithnjë.


Kush është Endri Hasa?
Shkollimi, arsimi dhe karriera/Endri Hasa ka lindur më 16 shkurt 1981 në Elbasan, është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. I rritur në një familje me tradita dhe i shkolluar në arsimin 8-vjecar në qytetin ku arsimin e kanë pasur dhe e kanë të gjithë për zemër, e kanë Bibël dhe Kuran, si dhe një nga shtyllat kryesore që e kanë çuar tek zhvillimi, aty ku lindi universiteti i parë shqiptar, Normalja e Elbasanit, Endri do të kishte dhe ëndrrat e para të fëmijërisë, të cilat do t’i bëheshin realitet.

Pasioni i hershëm për Endrin ka qenë elektronika dhe teknologjia. Pas përfundimit të shkollës së mesme ne Greqi (Athine), ndoqi studimet e larta në Firence, duke iu përkushtuar pikërisht inxhinierisë elektronike, duke punuar që student në Itali në fushën e IT-së dhe më pas angazhuar profesionit edhe në Shqipëri kur është kthyer pas përfundimit të universitetit. Pas disa viteve eksperiencë pune, Endri Hasa ka kryer dhe studime master MBA në fushën e menaxhimit të biznesit dhe teknologjisë pranë Universitetit të Shefilldit në Angli. Karriera profesionale e Endri Hasës ka nisur dhe është zhvilluar në Shqipëri, fillimisht si ekspert për qeverisjen elektronike dhe IT, në ministri, duke vijuar si ekspert pranë Agjencisë Kombëtare së Shoqërisë së Informacionit e më tej si drejtor i AKSHI-t nga viti 2010 deri në 2013. Prej vitit 2013, Endri Hasa është angazhuar si menaxher, konsulent dhe projektues i sistemeve teknologjike hardware dhe software në sektorin privat. Kontratat e firmosura në sektorin privat janë treguesi se si një profesionist ia del të tregojë veten se sa i suksesshëm është.

Angazhimi politik
Nga histori suksesi në qeverisje, përfaqësimi në Parlament dhe besimi në strukturat e PD/
Jo si angazhim publik, sepse Endri dhe familja e tij kanë qenë gjithnjë pranë PD dhe të djathtës, por si prurje në nivelet e larta të administratës të Partisë Demokratike, përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë të Elbasanit dhe në strukturat e larta kësaj force politike, të qenit ekspert i teknologjisë së informacionit i Endrit ka qenë një vlerësim i merituar për të, por dhe ndihmë e madhe edhe për vet PD. Edhe Endri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm pasi kujtojmë se revolucioni i shërbimeve për qytetarët nisi nën qeverisjen e Partisë Demokratike. Janë pikërisht ato vite kur u eliminuan radhët, kur qytetarët ndryshe nga më parë nuk humbin kohë deri me ditë në sportele apo merrnin rrugën nga rrethet për një shërbim në kryeqytet. Digjitalizimi i sporteleve, kalimi online i shërbimeve, ofrimi i tyre nga disa operatorë ishte një punë e shkëlqyer e bërë nga qeveria e Partisë Demokratike. Reformat, ose revolucioni digjital siç dhe e ka quajtur ish-kryeministri Berisha, ka ndodhur pikërisht në vitet kur Endri gjendej në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) deri në pozicionin e drejtuesit për 3 vite. Profesionalizmin, eksperiencën dhe kualifikimin e fituar do ta vinte në shërbim të shtetit, i cili i besoi reforma jo të vogla për kohën. Dalja në opozitë e PD-së do të bënte të mundur që elementët e provuar si histori suksesi, të papërfolur për afera, të ofroheshin në selinë blu. Besimi tek Endri do të forcohej për faktin sepse demokratët dhe lideri i saj Basha do ta vlerësonin kapacitetin intelektual dhe profesional si dhe eksperiencën e tij. Në vitin 2014 delegatët me të drejtë vote do t’i besonin Endrit vendin si anëtar i Këshillit Kombëtar në PD e më tej ai do të zgjidhej anëtar i Kryesisë dhe drejtues i Departamentit të Shoqërisë dhe Informacionit. Në vitin 2017, Endri do të kishte sfidën sa të rëndësishme dhe emocionale të karrierës. Do të trokiste në dyert e bashkëqytetarëve për t’u kërkuar votën për Partinë Demokratike, për të lidhur besën, dhënë fjalën dhe garantuar ata se besimi i tyre për ta çuar në Parlamentin e Shqipërisë do të ishte i shenjtë për të dhe ai nuk do t’i zhgënjente kurrë. Do të zgjidhej deputet i Elbasanit në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2017 dhe do të ishte një zë i fuqishëm i interesave qytetare dhe votuesve të zonës së tij në veçanti. Besimi i demokratëve dhe lidershipit të PD-së tek Endri sa vjen dhe forcohet, bazuar dhe në performancën e tij si profesionist dhe politikan, ndaj në vitin 2019, do të zgjidhej sërish anëtar i Kryesisë së PDSH si një nga 10 anëtarët meshkuj të zgjedhur me votë nga Këshilli Kombëtar. Kemi dëgjuar shpesh Lulzim Bashën të artikulojë mundësinë e votimit e ndoshta dhe numërimit elektronik duke qenë se vota nuk është e lirë, ajo vidhet, format janë të ndryshme nga blerja deri te marrja përmes metodave të ndryshme të trysnisë që ushtrohet mbi zgjedhësit në bashkëpunim me bandat kriminale bërë palë me pushtetin. Mbrojtësi dhe zbatuesi i idesë së votimit dhe numërimit elektronik si një nga format e votimit më të sigurt, paraqitur si kusht nga PD, është Endri Hasa. Aksioni politik i tij është permanent. Veçse është pjesë e grupit të punës ngritur me urdhër të kreut të PD, Basha, për forcimin e strukturave të PD, Endri është mjaft aktiv në rrjete sociale me denoncime ndaj vjedhjeve, shpërdorimeve të qeverisjes së Rilindjes si në pushtet qendror ashtu dhe lokal. Endri Hasa është totalisht i angazhuar për të dhënë më të mirën nga vetja për PD-në, shoqërinë dhe Shqipërinë. Po punon çdo ditë për fitoren e PD-së, duke besuar se kjo do të jetë plotësisht e mundur që në zgjedhjet e radhës.
Endri Hasa është një nga drejtuesit e lartë në PD (pasi i gjithë lidershipi është me elementë të tillë), nga ata që Lulzim Basha i ofron si histori suksesi përkundër rivalëve politikë që kanë përdorur paturpësisht që ditën e parë të ardhjes në pushtet njerëz që kanë probleme me ligjin. Një profesionist si Endri i duhet politikës progresiste dhe një qeverisje europianiste. Vetëm me të tillë elementë në politikë Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë mundësinë të integrohen plotësisht aty ku dëshirojnë, në familjen e madhe europiane. Me ardhjen e PD-së në pushtet si një forcë politike me të cilën lidhen të gjitha proceset integruese si dhe përfaqësues të tillë intelektualë dhe me integritet, kjo do të ishte plotësisht e mundur. Për të tillë shembuj ka nevojë shoqëria dhe Shqipëria… StartNews

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular