I arrestuari për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Altin Ndoci mësohet se ka marrë pjesë në varrimin dhe të tretat duke u paraqitur me emër të rremë.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se ai për të tretat ka lënë dhe 50 mijë lekë por familjarët nuk e kanë njohur dhe e kanë pyetur se kush je. Ai i është përgjigjur me emër tjetër.
Kjo ka qenë edhe një nga dyshimet e Policisë që kanë çuar në arrestimin e tij veç shenjat të gishtave në automjetin Toyota gri që përdorën autorët dhe e braktisën më pas në Shkozë.