BallinaAktualitetShuhet në moshën 84-vjeçare piktori dhe arkitekti i njohur Maks Velo

Shuhet në moshën 84-vjeçare piktori dhe arkitekti i njohur Maks Velo

spot_img
spot_img

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare arkitekti, shkrimtari dhe piktori i njohur Maks Velo.

Mësohet se Velo ishte i shtruar prej disa ditës në QSUT, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ditët e fundit, gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar së tepërmi, derisa sot ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Kush ishte Maks Velo dhe çfarë la pas:

Maks Velo lindi në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha.

Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg.

Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular