Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka e cilëson dhunën e sotme ndaj qytetarëve në sheshin “Skënderbej” si një reagimin e një bande horrash.
Në një reagim në Facebook, Noka shprehet se nuk kemi më qeverisje për qytetarët, por një narkoregjim që duhet larguar një orë e më parë.
“Ja fytyra e regjimit. Asgjë nuk e lidh këtë bandë horrash me qeverisjen që meritojnë shqiptarët. Ky është një narkoregjim që duhet përmbys një orë e me pare..”, shkruan Noka në Facebook.