34 kilogram heroinë dhe kokainë me vlerë 2 milionë euro u janë sekuestruar dy shqiptarëve në itali. Ka qenë një gabim i një shpërndarësi që ka çuar policinë në gjurmët e tyre, ndërsa lënda narkotike u gjet e ndarë në tre pjesë.
Autoritetet policore italiane kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Në komunën Monesilvano në provincën Pescara bëhet e ditur se shtetasve Alfred Tusha 29 vjeçar dhe Leonard Spahiu 44 vjeç iu janë kapur 34 kg drogë të tipit heroinë dhe kokainë.
Vlera e drogës – Sipas policisë vlera e drogës nëse do të dilte në treg do të sillte një përfitim prej 2 milionë eurosh.
Dy thasë me 25 kg heroinë dhe 5 kilogramë kokainë u gjetën në banesën e tyre të fshehur në një dollap ku ishte e ndarë në pako gjysmë kilogramëshe.
Pjesa tjetër, e ndarë në tre pako, u gjet e fshehur nën tavolinën e kuzhinës.
Në deklaratën për mediat është bërë e ditur se janë sekuestruar edhe disa kg lëndë përzierëse për përgatitjen e dozave të heroinës.
Si u zbuluar rrjeti – Rrjeti i trafikantëve është zbuluar nga një shpërndarës i cili ishte identifikuar nga policia.
Gjatë gjurmimit të tij mbrëmjen e së premtes është konstatuar takimi me dy shqiptarët.
Pas një bisede ata janë nisur në Montesilvano ku kanë hyrë dhe në një apartament.
Forcat e rendit kanë ndërhyrë sapo prej ndërtesës ka dalë një prej trafikantëve të cilit i është gjetur dhe një pako me heroinë.
Menjëherë është ushtruar kontroll dhe në banesë ku është gjetur dhe sasia tjetër.
Ky është sekuestrimi më i madh i drogës i viteve të fundit në rajonin e Abruzzos.