Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga data e sotme dhe me 18 maj pritet të rikthehen plotësisht autoshkollat.
Sipas Ramës, autoshkollat hapen më 11 dhe 18 maj. Më 11 maj nisin regjistrimet e reja dhe rihapet aktiviteti ekonomik për kursantët e rinj.
Nga 18 maji nis instruksioni në rrugë, jo mbi 1 praktikant në kabinë, veç kur janë nukël familjar. Në të gjitha rastet, të gjithë duhet të jenë me maska, doreza, matje dhe dezinfektime.