Stefan Miho, ish-oficeri i Bazës së Pashalimanit ka humbur betejën me korónavirusin. Ai ishte shtruar në spitalin Sotiria në Athinë, ku u shpall i vdékur. Lajmin e hidhur e konfirmoi vëllai i tij Aleko Miho, pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Në një shkrim, Miko u shpreh: “U përpëlit me të për rreth dy muaj, ku një muaj ishte në terapi íntensive, në spitalin Sotiria në Athinë, por nuk ja doli dot! Ishte rreth moshës 80-vjeçare, por i fortë, kujdesej shumë për jetën, edhe si ish ushtarak marine. Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen për gjithë përpjekjet e stafit spítalor për ta mbajtur në jetë”.
Stefan Miho ishte baba i pesë fëmijëve dhe punoi mbi 35 vite në Flotën Luftarake Detare në Pashaliman dhe Vlorë, deri sa doli në pension. Ai u largua nga Shqipëria së bashku me familjen gjatë tranzicionit.
Miho ka punuar për mbi 35 vite në Flotën Luftarake Detare në Pashaliman dhe Vlorë, deri sa doli në pension.