Histori shokuese/Daja përndjek mbesën, Prokuroria kërkon dënimin e tij me 4 vite burgim

2
307

Një vajzë që u denoncua e humbur nga prindërit e saj, gjashtë muaj më pas ajo u kthye në shtëpi dhe tregoi se kishte jetuar me dajën e saj me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie. Për këto të dhëna, se bashku me referimin e një sërë mesazhesh telefonike, ku daja i kërkonte mbesës të kthehej të jetonte me të, prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Edmond Kolës dhe dënimin e tij me katër vite burgim. Ai akuzohet për marrëdhënie seksuale në gjini.

17-vjeçarja tregon në rrëfimin e saj se ishte kthyer në shtëpi menjëherë pasi e kishte kuptuar që kjo gjë ishte e ndaluar dhe se “pas kësaj prindërit u distancuan me dajën, ndërsa kishin ndërprerë menjëherë komunikimin me të afërmit dhe familjarët e mamasë”.

Por në rast se i akuzuari nuk do të kishte vijuar ta përndiqte adoleshentet, kjo histori do mbahej e fshehtë dhe jashtë syrit të drejtësisë.

Adoleshentja shton më tej se kishte tentuar të vazhdonte jetën duke u regjistruar në një kurs parukerie, por daja i shkruante dhe dilte në rrugë duke i thënë hajde të ikim në Gjermani, se në Shqipëri na njohin.

Vetë i akuzuari e ka pranuar që pas largimit të mbesës nga shtëpia ishin fshehur në Pogradec dhe Shkodër. Por ai justifikohet me pretendimin se ka kryer marrëdhënie nën efektin e alkoolit./TCH

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: startnews.news/2020/05/12/histori-shokuese-daja-perndjek-mbesen-prokuroria-kerkon-denimin-e-tij-me-4-vite-burgim/ […]

Comments are closed.