Kaloi sipër qiellit të Los Angeles, madje edhe në Nju Jork, pa shqetësuar një Amerikë që për momente ka probleme më të mëdha.
Peshonte rreth 18 tonelata, por asnjë nuk e vuri re, në tokë, përtej shkencëtarëve të Agjencive hapsinore, që e ndiqnin të preokupuar.
Sepse bëhej fjalë për mbetjet e raketës kineze Long March -5B, një gjigant që më 5 maj u hodh në hapësirë bashkë me një prototip pa pilotë.
Por pas disa javësh, raketa që kishte mbaruar misionin e tij, filloi uljen e tij në atmosferë, dhe vendi i impaktit nuk ishte aspak i qartë.
Bëhej fjalë për objektin më të madh që binte i pakontrolluar në Tokë pas vitit 1991, dimension që preokuponte shkencëtarët, që dje pritën trajektoren e impaktit.
“Në një objekt kaq të madh, disa pjesë si motorët mund t’i mbijetojnë atmosferës dhe të godasin Tokën.
Shpejtësia e tyre është relativisht e ulët, por mund të bjerë edhe në zona të banuara”, tha për CNN Jonathan McDowell, astronom i Qendrës të Astrofizikës në Harvard.
Pasi fillimisht projeksionet për impaktin ishin të vagullta, pjesët e raketës goditën më në fund një zonë të Oqeanit Atlantik pranë brigjeve afrikane, pa shkaktuar dëme./