Moti me diell dhe temperatura të larta do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme.
Zonat perëndimore në orët e para të ditës do të paraqiten me vranësira kalimtare.
Ndersa orët e pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të përfshijnë dhe pjesën tjetër të vendit, por pa reshje shiu.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 8°C deri në 33°C.
Era do fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimin 5 ballë.