Shkodrani Fatmir Bashli kohën e karantinës duket e se ka kaluar këtë periudhë mesa duket në mënyrën më të mirë duke bërë humor në izolim.
Qytetari në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit, me profesion kuzhiner ironizon kryeministrin, duke thënë se kryeministri Rama ka më shumë gra sesa ne ndihmëse te puna.
“Kur tha atë ditë baba duke qesh me me disa shokë pasi unë punoj guzhinier dhe kam disa ndihmëse aty dhe më tepër duhet ti them pronarit naj gru mor vëlla te puna. Pasi më shumë ka pas Edi Rama gra sesa ne vetë ndihmëse. Baba i kombit duhet me na e sjellë bukën te shpia”, shprehet ai.
Nuk e kuptoj pse ndalohet plazhi, por nuk e di nëse të lënë me u mbyt.
“Në shkodër jemi të mbytur me ujë me lume dhe liqene por tashmë na e ka ndërprerë këtë të drejtë. Kur doli në fillim se nuk lejohet plazhi, thash po me shku me u mbyt a të lënë këto. Me tu mbush mendja me shku me u mbyt dhe polici mos me të lënë me të thënë se duhet me prit një urdhër tjetër”.
Ndër të tjera gjatë bisedës me gazetarin Enkel Demi, shkodrani thekson se mbatja e maskës ka dhe një të mirë pasi mund ta mbash dhe mund të bësh sikur nuk e njohe dikë që nuk do ti flasësh.
Ndërkohë pyetjes se gazetarit se kur mund të “çlirohet” Shkodra nga kjo luftë, qytetari është shprehur se do të jetë qyteti i fundit.
“Shkodra ka me u çliru prap e fundit ne po shikojmë se kur po ikën kinezi i funditdhe kemi me fillu me thenë jo 28 jo 29. Por mesa shof Shkodra do të jetë e fundit që do çlirohet, ne nuk kemi pas raste por rrimë në zonë të kuqe. Sinqerisht më bën me qesh i kam shkruar në faqe dhe kryeministrit ka humor dhe më bën me qesh. Gjëja më e bukur që më ka bërë me qesh është kur fitoi Shkodrën, dhe kur nuk bëri zgjedhje vendore por i caktoi por dhe me atë që pati rastin nuk mori asnjë kandidat”.