Zbardhet plagosja e një 23 vjeçari sonte në Dibër. Policia bën me dije në një informacion për mediat se ngjarja ka qenë aksidentale dhe i riu është vetëplagosur.
I dëmtuari po transportohet për në spitalin e Peshkopisë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, thanë blutë.
Dibër / informacion paraprak
Rreth orës 20.50, Policia e Dibrës ka marrë informacion se në fshatin Ndershen, njësia Adminstrative Reç, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri shtetasi Sh. L., rreth 23 vjeç, i cili ka qenë me bagëti në mal.
I dëmtuari po transportohet për në spitalin e Peshkopisë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .