Kryeministri Edi Rama sqaron sërish procedurën për marrjen e pasaportës dhe kartës së indetitetit. Në një video-mesazh në “Facebook”, kryeministri thekson se aplikimi i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës bëhet përmes portalit “e-albania.al”.
Më tej, Rama thekson se qytetarët duhet të paraqiten vetëm 1 herë pranë zyrave të aplikimit, pasi pjesa tjetër bëhet e gjitha online dhe zgjat vetëm 2 minuta.
Mesazhi i Ramës:
🟢PROCEDURA PËR MARRJEN E PASAPORTËS DHE KARTËS SË IDENTITETIT
🟢NË PLATFORMËN https://e-albania.al/ GJENI SHËRBIMIN: “APLIKIM I FORMULARIT PËR LËSHIM OSE RINOVIM TË PASAPORTËS”
🟢NË SMS DHE E-MAIL JU VJEN LINKU PËR TË REZERVUAR DATËN DHE ORËN E TAKIMIT PRANË ZYRËS ALEAT
🟢JU DO TË PARAQITENI VETËM 1 HERË PRANË ZYRAVE TË APLIKIMIT, PASI FORMULARI DHE REZERVIMI I TAKIMIT DO TË KRYHEN ONLINE
🟢PROCEDURË E THJESHTË, QË ZGJAT VETËM 2 MINUTA!
🔴KUJDES! DITËN E TAKIMIT, JU DUHET TË KENI ME VETE KUPONIN E RI PËR PASAPORTË APO KARTË INDENTITETI DHE DOKUMENTET E VJETRA, QË DUHET T’I DORËZONI NË ZYRAT E APLIKIMIT