Ndërkohë që një pjesë e mirë e botës nddohet në karantinë, vera po vjen, dhe këtë herë më me “vrull” se zakonisht. Këtë e dëshmon rritja ekstreme e temperaturave dhe po flasim për shtetin fqinj të Greqisë, ndonëse edhe në shqipëri është vënë re një konstatim i tillë.
Parashikimet flasin se në Greqi gjatë gjithë kësaj fundjave do të ketë tempereatura ekstremisht të larta, ndërsa në disa zona do të arrijnë deri në mbi 40 gradë Celsius. Rënia e tyre do të nis të hënën e veçanërisht të martën e ardhshme por që do të jetë graduale.
Temeraturat mesatare për sezonin pritet të kalojnë 10 gradë Celsius dhe sinoptikanët grek flasin se do të jetë më i madhi i regjistruar në të gjithë planetin në ditët në vijim. Një dukuri e tillë po vihet re në Mesdheun Lindor npas 10 ditorëshit të parë të Majit.