Mes personave të shoqëruar ditën e sotme në polici për ngjarjet që po ndodhin tek Teatri Kombëtar në Tiranë ishte edhe gazetari Alfred Lela.
Abc Nees, raporton se tashmë gazetari është liruar ndërsa ka mundur edhe që t’i marrë një intervistë.
Lela është shprehur se ka marrë dëmtime të shumta në trup, si pasojë e dhunës të ushtruar nga Forcat Operacionale. Ndërsa, gazetari thekson se gjatë kohës që është shoqëruar për në Komisariatin Nr.1 është trajtuar në mënyrë korrekte nga ana e bluve.
Gazetari ka theksuar gjithashtu se është në gjendje të mirë shëndetësore, por shtoi se ka marrë goditje të forta në kokë, ndërsa siç raporton gazetarja Daci, Lela ka shenja në pjesë të ndryshme të trupit.
Lela ka deklaruar gjithashtu se tashmë do të drejtohet për në banesën e tij,dhe nëse ndihet mirë mund të kalojë sërish nga Teatri.