Godina e Teatrit Kombëtar ka marrë fund pas më shumë se dy vitesh rezistencës të artistëve dhe aktivistëve.
Gjatë natës që lamë pas, fadromat e policisë bashkiake kanë nisur shembjen e ndërtesës disa dekadash.
Kjo ka hasur në rezistencën e artistëve dhe aktivistëve, disa prej të cilëve janë shoqëruar në policia.
Aleanca për Teatrin ka publikuar pamjet e shoqërimit në komisariat të mbështetësve të kauzës së Teatrit.
Ndaj tyre është hedhur edhe gaz lotsjellës.